Me qëllim të vetëdijësimit të popullsisë për konsumimin e produkteve vendore , nxënësit e shkollës “Zenit” morën një iniciativë për përkrahjen e fushatës “Duaje tënden” e cila ka për qëllim promovimin e prodhimeve të vendit.
Në kuadër të kësaj nxënësit e shkollës “Zenit” kishin përgatitur një prezantim ku prezantuan të mirat që sjell konsumimi i produkteve të vendit.
Profesorët kërkuan nga nxënësit që të konsmumojnë më shumë produkte të vendit, duke u rikujtuar atyre se nëse vazhdojmë të blejmë prodhime nga Serbia, i ndihmojmë ekonomisë së Serbisë.
I pranishëm ishte edhe iniciatori i fushatës ”Duaje tënden” Fisnik Ismaili, i cili tha se fushata“Duaje tënden” po ndihmon që konsumatori i vendit tonë të vetëdijësohet se ekzistojnë shumë prodhime të vendit, me cilësi të lartë të cilat mund t`i zëvendësojnë ato të huajat, posaçërisht ato serbe.
Nxënësit për të dëshmuar se përkrahin konsumimin e prodhimeve vendore me ndihmën e disa prodhuesve vendore siq janë: City Bakery, Fabrika e bukës Kualiteti, etj., kishin përgatitur një koktej rasti, ku prezantuan disa produkte të vendit tonë.
“Duaje tënden” vazhdonë jehonën e saj edhe më tutje në mbarë vendin.
…