SHKOLLA ”ZENIT” LIDER NË KOSOVË NË VLERSIMIN E JASHTËM

Edhe pse u themelua në prill të vitit 2009 dhe filloi punën  me 1 Shtator të të njëjtit vit, në testin kombëtar të arritshmërisë për vitin shkollor 2009/2010 mesatarja e pikëve të fituara ishte,  87.66.

Nxënësit Aurela Deshishku dhe Gem Mita fituan më së shumti pikë,  89 .

Në vitin  vijues 2010/2011 mesatarja e pikëve ka rënë ndjeshëm nga 87.66 në 77 për shkak të cilësisë së testit, megjithatë kjo mesatare ka mbet dukshëm më e lartë se mesatarja e pikëve në të gjitha  shkollat tjera publike dhe private në Kosovë.

Kjo na bën krenar dhe dëshmon përkushtimin e madh të mësimdhënësve dhe udhëheqjes së shkollës për arritjen e objektivave tona.

Viti shkollor 2011/2012 do të paraqet sfidën tjetër  të radhës, sepse për herë të parë,  nxënësit e shkollës sonë, ata të gjimnazit të shkencave të natyrës dhe ati filologjik,  do t’i nënshtrohen testit të maturës.

Ne do të vazhdojmë me ngulm realizimin e pritshmërive të projektuara në çdo lëndë mësimore dhe ngritjen e performancës së mësimdhënësve në mënyrë që të dëshmojmë bindshëm rolin e liderit në arsimin parauniversitar.

 

Mendimi juaj