Këshilli Drejtues i shkollës “ZENIT” në mbledhjen e mbajtur më 31 mars 2011 mori vendim të shpallë
KONKURS
(për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2011/2012)
60(gjashtëdhjetë) nxënës në klasën e parë(I)
10(dhjetë) nxënës në klasën e dytë(II)
12(dymbëdhjetë) nxënës në klasën e tretë(III)
16 (gjashtëmbëdhjetë) nxënës në klasën e katërt(IV)
16 (gjashtëmbëdhjetë) nxënës në klasën e pestë(V)
32 (tridhjetë e dy) nxënës në klasën e gjashtë(VI)
14 (katërmbëdhjetë) nxënës në klasën e shtatë(VII)
10(dhjetë) nxënës në klasën e tetë(VIII)
13(trembëdhjetë) nxënës në klasën e nëntë(IX)
40 (dyzet) nxënës në klasë dhjetë(X) të gjimnazit të shkencave natyrore
11(njëmbëdhjetë) nxënës në klasën e njëmbëdhjetë(XI)të gjimnazit të shkencave natyrore
40(dyzet) nxënës në klasën e dhjetë(X)të gjimnazit filologjik
12(dymbëdhjetë) nxënës në klasën e njëmbëdhjetë(XI)të gjimnazit filologjik
Regjistrimi në klasat I-IX, shkollë fillore dhe e mesme e ultë
Në këto dy nivele të shkollimit mund të regjistrohen të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç të cilët i plotësojnë kërkesat për regjistrim siç janë:
- Aftësitë psiko-fizike për vijimin e shkollimit të rregullt
- Mosha adekuate
- Dëshmia valide për kryerjen e klasës paraprake
- Nënshkrimi i kontratës së shkollimit nga ana e prindit ose kujdestarit të nxënësit
- Regjistrimi fillon me 12 prill dhe vazhdon deri të plotësohen vendet e lira
- Regjistrimit të nxënësve në klasat I-V paraprin biseda me pedagogun e shkollës
- Nxënësit e klasave VI-IX i nënshtrohen testimit
Regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta(X) dhe të njëmbëdhjeta(XI)
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit e moshës 16 dhe 17 vjeçare të cilët i plotësojnë këto kritere:
- Të kanë mbaruar shkollën fillore dhe të mesme të ultë, për klasë e dhjetë ose të kanë mbaruar klasën e dhjetë të gjimnazit të drejtimit adekuat, për klasën e njëmbëdhjetë
Dokumentet e nevojshme
Klasa e parë
- Fletëregjistrimi i plotësuar
- Certifikata e lindjes
- Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
- Për fëmijët nën moshën minimale të arsimit të detyruar edhe vërtetimi i mjekut dhe i psikologut
- Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 50 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim, respektivisht kthehet nëse konstatohet se fëmija nuk i plotëson kushtet psiko-fizike për shkollim të rregullt.
Klasa II-IX – regjistrimi i parë
- Fletëregjistrimi i plotësuar
- Certifikata e lindjes
- Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
- Fletëkalimi ose dëftesa nga shkolla ku fëmija e ka mbaruar klasën paraprake
- Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 50 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim.
Klasa e dhjetë
- Fletëparaqitja e plotësuar
- Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillore dhe të mesëm të ulët, të shkollimit të obligueshëm (klasa 9),
- Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit,
- Një foto e madhësisë së pasaportës
Klasa XI
- Fletëparaqitja e plotësuar
- Dëftesat për përfundimin e klasave paraprake, të shkollës së mesme të ulët dhe klasës së dhjetë të drejtimit adekuat,
- Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit.
Mars 31st, 2011 