28 Nëntori, Dita e Flamurit, dita kur 99 vjet me parë, populli shqiptar nga të gjitha trevat realizoi ngjarjen e shumëpritur prej gati pesë shekuj, shpalljen e pavarësisë. Heroi i Popullit, plaku i mençur dhe politikani i shquar i popullit shqiptar Ismail Qemaili ngriti flamurin e kuq me shkabën dykrenare, në Vlorën heroike.
Flamuri kuq e zi, i trashëguar nga Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), bashkoi në shekuj zemrat e të gjithë shqiptarëve në një ideal të përbashkët, liria e popullit shqiptar dhe krijimi i një shteti demokratik të pavarur.
Ky ideal i simbolizuar me flamurin kombëtar, mbajti të ngrohta zemrat e shqiptarëve dhe i dha atij forcë për të përballuar çdo armik që cenonte lirinë e tij.
Edhe këtë vit sikurse herave të tjara Shkolla Fillore dhe e Mesme “Zenit” për nderë të festës së 28 Nëntorit ka organizuar një program të pasur artistik , ku nxënësit e shkollës “Zenit” performuan me skeqe , këngë , valle dhe poezi të ndryshme të përgaditura enkas për këtë festë të rëndësishme kombëtare.
Shiko fotot nga festa në Shkollën “Zenit”
Nëntor 28th, 2011 