Misioni

Zhvillimi i kapaciteteve për sigurimin dhe zbatimin e risive në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit duke eliminuar të gjitha pengesat që iu pamundësojnë fëmijëve plotësimin e potencialit të tyre në frymën e standardeve të reja të arsimit.

Ne synojmë:

  • Komunitet të suksesshëm
    Shkolla jonë nuk mund të ekzistojë e izoluar. Do t’i shërbejmë komunitetit duke u fokusuar në një rol të rëndësishëm në përparimin e tij. Sikurse që do të përdorim të gjitha resurset tona për sukseset e nxënësve tanë, ne do t’i hapim dyert të kontribuojmë që Republika e Kosovës të jetë një Shtet me komunitet energjik dhe të suksesshëm, ashtu si e meriton të jetë.
  • Udhëheqje të nxënësve drejt suksesit
    Ne ekzistojmë për t’i bindur të gjithë se çdo person mund t’i arrijë dhe t’i tejkalojë potencialet personale – shpresat,ëndrrat,ambiciet dhe aspiratat. Së bashku ne do ta shndërrojmë atë potencial në realitet, me çka do të krenohemi , prandaj do të krijojmë ambient në të cilin secili nxënës, pjesëtar i personelit, prind dhe i gjithë komuniteti mund të arrijë maksimumin jo vetëm si individë, por edhe në suksese të përbashkëta.
  • Vlera
    Shkolla jonë bazohet në pesë shtyllat e mëposhtme të cilat frymëzuan vizionin tonë dhe do të vazhdojnë të na udhëheqin më tutje.
  • Përsosmëria
    Përsosmëria është e vetmja gjë e pranueshme për ne dhe nxënësit tanë.
  • Potenciali
    Në shkollën tonë do të hapen pakufi potencialet e çdo nxënësi, duke i përsosur ato.
  • Arritjet
    Shkolla jonë do të përkrah çdo të arritur, individuale dhe kolektive, si rezultat i punës dhe përkushtimit.
  • Shumëllojshmëria
    Ne i çmojmë dallimet individuale dhe i shfrytëzojmë ato si burime të pasura për hulumtim dhe zhvillim.
  • Gjithë përfshirja
    Dyert tona janë të hapura për të gjithë. Secili ka ndonjë talent, dhunti dhe mund të luaj një rol në shoqëri, prandaj secilit do t’i gjendet një rol në shkollën tonë.
  • Respekt
    Respekt për të tjerët. Respekt për vetveten. Respekt për mjedisin mësimor dhe resurset që disponojmë. Por, më me rëndësi, respekt i veçantë për arsyen kryesore pse jemi ne këtu – për të inkurajuar nxënësit të arrijnë maksimumin e mundësive të tyre, prandaj e orientojmë gjithë energjinë në realizimin e këtij pikësynimi, pa asnjë shmangie.
  • Mirësi
    Mirësia do të reflektohet nga mënyra e qasjes sonë ndaj njëri tjetrit dhe mjedisit që na rrethon. Qëllimi ynë është pranimi e jo përjashtimi, si dhe komunikimi duke përdorur mënyra të ndryshme të pranueshme për të gjithë.
  • Udhëheqje
    Ne do të përkrahim zhvillimin e aftësive udhëheqëse te të gjithë, duke u përpjekur për të krijuar liderë të aftë për të bërë ndryshime në jetën e tyre dhe në shoqëri.
  • Pavarësi
    Besimi në vetvete dhe përgjegjësia personale janë të domosdoshme për fëmijën që të ndërtojë të ardhmen dhe të jetë i përgatitur të luajë plotësisht rolin e tij në shoqëri.
  • Krenari
    Ne jemi krenar për atë që do të bëjmë në shkollën tonë.

Shkolla “Zenit” si institucion edukativo-arsimor, ofron:

  • Zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të nxënësit në aspektin intelektual, moral, fizik, estetik dhe punues, përmes aktiviteteve individuale dhe grupore mësimore, jashtë mësimore dhe aktiviteteve të tjera;
  • Motivimin e nxënësve për përvetësimin e njohurive shkencore dhe artistike;
  • Aftësimin intelektual të nxënësve për mësim aktiv gjatë gjithë jetës;
  • Ndërgjegjësimin e nxënësve për respektimin e të drejtave dhe lirive fundamentale njerëzore;
  • Kultivimin e ndjenjës për tolerancë dhe liri të shprehjes;
  • Zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë për mjedisin;
  • Nxitjen e nxënësve për mendim kritik, zgjidhje të problemeve dhe punë të pavarur nëpërmjet punës hulumtuese.