Themeluesi

Themelues i shkollës “ Zenit” është z. Agim Deshishku, me profesion mjek, njëkohësisht afarist dhe pronar i :

  • Fabrikës së armaturës “ FAN” në Podujevë
  • Furrës së bukës dhe mullirit “Kualiteti” në Gjilan
  • Fabrikës së stiroporit “ Kosovaplast” në Han të Elezit
  • Njëkohësisht z. Agimi merret edhe me kultivimin e sipërfaqeve të mëdha me grurë dhe farë gruri si dhe tregton agroimpute bujqësore.

z. Agim Deshishku këtë iniciativë e arsyeton: “Projekti i shkollës “ZENIT” ka qenë një preokupim i imi i kahershëm të cilin e kemi diskutuar shumëherë me z. Jonuz Salihaj i vetëdijshëm se dhënia e kontributit për krijimin e një sistemi efektiv arsimor është e një rëndësie të veçantë për shoqërinë kosovare.”